• 1 kg. qepe
  • 1 liter supe perimesh
  • miell
  • 1 gjethe dafine, vaj ulliri
  • kripe dhe piper
  • 1 franxholle
  • djathe me feta, 50 gr. gjalpe
  • majdanoz.
  • Per zbukurim: Djathe kaçkavall i grire, qepe e kuqe.

Hedhim ne nje tave furre miellin dhe e hapim mire, e vendosim ne furren e nxehur me pare ne 180 grade per 20 min. Presim holle qepet dhe i vendosim ne nje tigan me vaj ulliri te vene ne zjarr. I leme te skuqen ne zjarr te ulet duke i perzier vazhdimisht me nje luge druri, shtojme gjethen e dafines dhe vazhdojme kavardisjen. Nderkohe shikojme miellin ne furre qe te mos digjet. Tek qepet shtojme edhe gjalpin, heqim miellin nga furra dhe e shtojme tek qepet, hedhim edhe supen e perimeve dhe i perziejme mire te gjitha se bashku. Shtojme kripe dhe piper dhe i leme te ziejne per 30 min. Tani pergatisim zbukurimin e pjates. Presim ne forme unaze qepen e kuqe dhe e veme ne formen fleksipan, hedhim siper tyre pak djath kaçkavall te grire dhe i pjekim ne fure per 5 min. Pas pjekjes heqim unazat e qepeve te kuqe nga forma dhe i vendosim ne nje ene. Presim majdanozin holle dhe e veme menjane. Presim franxhollen ne copa diagonal, e veme ne tave fure, e pjekim aq sa te theket. E nxjerim nga fura dhe vendosim mbi to fetat e djathit, i vendosim ne fure per 5 min. sa te shkrije djathi. Perziejme serisht supen dhe me ndihmen e pincave heqim gjethen e dafines, e perziejme perseri me rrahese teli, shtojme pak vaj ulliri dhe e heqim nga zjarri. Marrim pjaten qe do ta servirim vendosim nje tas dhe ne te hedhim supen. Mbi te pozicionojme buken e thekur me djathe dhe e zbukurojme me unazat e qepeve te kuqe me djathe kaçkavall te grire te pjekura ne furre. Supen e sperkasim me pak majdanoz te grire. Pjata eshte gati dhe keshillohet te shoqerohet me vere te bardhe.

supe me qepe