• 200 gr fileto pule frigoriferi
  • 1/2 filxhan kafeje me vaj
  • 1 luge gjelle miell
  • 1/2 e kutise se panes ose 1 gote qumesht
  • kripe,piper
  • limon

Ziejme ne 1/2 liter uje nje kofshe pule ose 200 gram fileto pule frigoriferi. Pasi e ziejme ujin e leme menjane dhe mishin e pules e bejme fije-fije sa me te holla dhe e vendosim vec ne pjate. Ky eshte hapi i pare.

Me pas ne nje tenxhere hedhim 1/2 filxhan kafeje me vaj cfaredo dhe 1 luge gjelle miell dhe e trazojme vazhdimisht. Pasi behet si shkume hedhim 1/2 e kutise se panes ose ne mungese te saj 1 gote qumesht dhe e trazojme vazhdimisht derisa te trashet pak si leng. Pastaj i hedhim pak nga pak ujin qe ka ziere,te gjithe mishin dhe e trazojme per dy minuta. I hedhim edhe mishin e coptuar fije-fije e trazojme, i hedhim pak kripe dhe piper te zi. Kur e servirim ne pjate shtrydhim 1/2 kokerr limoni , sipas deshires. Serviret e ngrohte.

 

supe pule