• Kerpudha nje vazo
  • Oriz nje filxan çaji
  • Pana kuzhine
  • Pak gjalpe
  • Piper te zi, majdanoz, pak kripe
  • Limon, buke te skuqur.

Ne nje tenxhere veme orizin per t’u zier, ku here pas here hedhim nga nje gjysem gote me uje me qellim qe te zieje mire ne zjarr te avashte, ne menyre qe te perftojme lengun e orizit pak te plote. Pasi ka ziere orizi mire, e heqim menjane me anen e nje kullese duke e perzier me luge pasi lengu eshte kremoz. Veme nje tigan ne zjarr me nje luge gjalpe dhe e leme te shkrije. Pasi i kemi kulluar kerpudhat i copetojme nga pak ne tavolinen e punes me thike. Hedhim kerpudhat ne tigan se bashku me panen dhe i perziejme mire. E kavardisim pak dhe e hedhim ne tenxheren e lengut. E veme tenxheren ne zjarr. Pasi e heqim tenxheren rrahim nje te verdhe veze dhe i hedhim nje kokerr limon te shtrydhur.

Marrim pak nga lengu i tenxheres dhe e hedhim tek vezet e rrahura (ne menyre qe te mos na pritet veza) pastaj e hedhim ne tenxhere. Skuqim pak buke me gjalpe. Hedhim supen ne supier, i hedhim siper copat e bukes, majdanoz te grire holle dhe piper te zi dhe e servirim te ngrohte.

supe me kerpudha