• 1 qepe e vogel
  • 1 domate e renduar
  • 2 karrota te grira ne rende
  • 1 kungulleshke ne kubike
  • 1/2 spec jeshil i prere ne kubike
  • 1/2 spec i kuq (ose i verdhe) i prere ne kubike
  • 1/2 patellxhan i prere ne kubike
  • 1 dore bizele
  • 1/2 gote vere e bardhe
  • 2 gota oriz kokerrgjate
  • vaj ulliri
  • kripe
  • piper

Grijme qepen dhe e hedhim ne tigan bashke me domaten e kaluar ne rende me 5 luge vaj ulliri(mund te shtoni edhe nje luge gjalpe sipas deshires). Pasi jane zverdhur qepa , eshte thare edhe lengu i domates hedhim specat , kungujt,patellxhanet,karrotat ; te tera perimet pasi i kemi renduar apo prere ne kubike. I japim nje faqe duke i perzier shpesh ne menyre qe te mos ngjisin ne tigan apo te digjen dhe me pas i shuajme me veren e bardhe. Hedhim 2 gota oriz kokerrgjate dhe vazhdojme e kaurdisim orizin me perimet ne tigan. Pasi ka marre nje faqe edhe orizi i hedhim sipas masave (1/2 oriz/uje) 4 gota uje te nxehte(apo leng mishi te nxehte) hedhim edhe bizelet , kripe dhe piper sipas deshires dhe i veme kapakun. Pasi shteron eshte gati per t’u servirur. Ju befte mire!

rizoto me perime dhe vere te bardhe