• 4 kokrra patate mesatare
  • nje pako gjalpe
  • proshute e tymosur ose pançete
  • nje tufe majdanoz
  • djathe te shkrire

Fillimisht fusim patatet ne furre 200 grade te mbeshtjella me leter alumini secila per rreth 45 minuta. Pasi i nxjerrim nga furra ju heqim letren e aluminit dhe i leme te ftohen pak. Nderkohe grijme proshuten dhe majdanozin dhe i leme menjane. Marrim patatet dhe i presim ne mes per se gjati. Heqim brumin nga brenda patateve, i sperkasim patatet nga brenda me pak gjalpe, pastaj u hedhim nga nje luge djathe te shkrire, me pas proshute te tymosur dhe mbi te pak majdanoz.E veme ne pjate per tu servirur. Ju befte mire.

patate te pjekura