• Domate 4 ose 5 kokrra mesatare
  • Qepe te thata 2 kokrra
  • 2 thelpinj hudhra
  • Oriz 150 ose 200 gr
  • Rrush te thate
  • Stika pishe
  • Piper te zi, pak sheqer
  • Leng mishi 2 gota uji
  • Pak kanelle.

Grijme qepen si per sallate. Ne nje tigan te vene ne zjarr hedhim qepen e grire, pastaj hedhim pak vaj, pak gjalpe dhe pak kripe. Nderkohe qe qepa kavardiset hedhim ne mikser stikat dhe i japim vetem nje grirje. Kullojme lengun e mishit nga kockat (mund te hedhim edhe uje). Hedhim hudhrat e shtypura tek qepet dhe i perziejme.Gjate kohes qe qepa kavardiset hapim pak domatet pasi i kemi lare, si per te mbushurat dhe i heqim brumin brenda. I sperkasim me pak sheqer dhe i leme.Ne tiganin me qepen hedhim pak leng mishi, rrushin e thate dhe i perziejme, hedhim edhe orizin e lare dhe prape i perziejme, i sperkasim me pak piper te zi dhe pak kanelle.I hedhim tiganit lengun e mishit dhe e leme te zieje orizi ne zjarr te avashte. Pasi ka ziere orizi n.q.s. gjella eshte e ujshme i hedhim pak peksimadhe. Pasi gjella eshte gati mbushim domatet. Domatet siper i sperkasim me stika te grira holle dhe pak stika tek vrima e kokes se domates. Taven e mbushur e sperkasim edhe me pak leng mishi dhe e fusim ne furren e nxehur me pare ne temperaturen 200 grade, pastaj e ulim ne 180 grade.

 

domate te mbushura furre